Duke analizuar skadimin e afatit të regjistrimit të partive në zgjedhjet e dekretuara të 13 tetorit nga Ilir Meta, Karlo Bolino, në një editorial tek Shqiptarja.com, ka vërejtur faktin se PD edhe i njeh këto zgjedhje edhe nuk merr pjesë në to.
"Është e qartë se askush në botën reale nuk e merr seriozisht, dhe Basha këtë e di mirë, por, në rast se do të ndodhte e kundërta, nëse edhe KQZ-ja do të bëhej virtuale dhe të pranonte kërkesën e PD-së, më 13 tetor do të zhvilloheshin zgjedhje të reja vendore, siç kërkoi Lulzim Basha, por me pjesëmarrjen vetëm të LSI, PR dhe PA", ka shkruar Bolino, i cili e numëron edhe këtë mes gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Bashës:
"Pas njëmijë premtimesh të pambajtura dhe një deti të tërë gënjeshtrash, në të cilin ka shkrirë edhe ato pak të vërteta të treguara gjatë gjashtë viteve opozitë, besueshmëria e Lulzim Bashës tashmë ka shkuar në zero. Dhe, megjithëse duket paradoksale, kur një lider nuk është më i besueshëm, si ai, ka vetëm një rrugë për të shpëtuar partinë e vet dhe për ta vënë në vështirësi kundërshtarin e tij: të japë dorëheqjen", përfundon ai.
©Lapsi.al