Flash

Media turke: Ministri i Brendshëm i kërkoi Ramës krerët e gylenistëve në Shqipëri

Lapsi.al 27 July 2019
Media turke: Ministri i Brendshëm i kërkoi Ramës krerët e

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur ditën e djeshme në një takim edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Është media turke ‘Anadolu Agency’ që raporton se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI