Flash

I dha 1 mijë lekë policit për të shmangur gjobën, arrestohet i riu nga Shkodra

Lapsi.al 26 July 2019
I dha 1 mijë lekë policit për të shmangur gjobën,

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi t’i ofronte ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore. Në pranga ra i riu me iniciale B. P., banues në Vig, Shkodër. Ai tentoi të korruptonte punonjësit të Policisë Rrugore në aksin rrugor Thumanë – Milot, me qëllim shmangien e masës administrative.

22-vjeçari po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që u ndalua nga Policia Rrugore së bashku me dokumentacionin u dha edhe një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekëshe.

“B. P., 22-vjeç, banues në Vig, Shkodër, në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative“- bën të ditur policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Me sytë katër

PAPARAZZI