Flash

Legjendari Kujtim Gjuzi çuditi me rekordin e thyer në 30 qershor

Lapsi.al 27 July 2019
Legjendari Kujtim Gjuzi çuditi me rekordin e thyer në 30 qershor

Përtej batutave dhe qndrimeve me sa duke deputeti atlantik i opozitës së re ka vendosur të çudisë me gjithçka në politikë. Si një fanatik i pakorrigjueshëm i garës ai vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, si lideri i partisë konservatore. ndonëse disa e tallën dhe disa e anatemuan, deputeti i opozitës së re shkoi përpara dhe mori pjesë në votime. Po çfarë ndodhi? Sot kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e 30 qershorit rrezulton se Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin ka fituar zero vota.

Pra. kreu i kësaj partie të opozitës së re që u mbështet me mish dhe shpirt edhe nga amabasadat e huaja, përveçse është braktisur nga konservatoret, nuk figuron se ka votuar as për vetën e tij.

Nuk besohet që socialisttë që mezi e futën në zgjedhje ti kenë vjedhur edhe votën personale, por gjithësesi idhtari i vendosur i atlantizmit ka shkaktuar edhe njëherë të qeshura poas kësaj ngjarjeje.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI