Flash

Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Lapsi.al 26 July 2019
Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht kreu i Gjykatës së Lartë,

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin për gjyqtarin, njëherësh Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke shkarkuar përfundimisht këtë të fundit nga radhët e drejtësisë.

Trupi gjykues tha se pas provave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ai nuk mundi të justifikonte pasurinë. KPA ka gjetur ndër të tjera problematika me pagesat e shkollimit të fëmijëve të Zaganjorit jashtë shtetit. Po ashtu probleme janë konstatuar edhe me deklarimin e një apartamenti në Durrës.

Në seancën e zhvilluar në KPA, Zaganjori nuk ishte i pranishëm.

Zaganjori e kaloi fillimisht vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por ishte Komisioneri Publik ai që e çoi në KPA vendimin e KPK. Ndërkombëtarët monitories mbështetën rivlerësimin e Zaganjorit. Ky i fundit është një nga emrat më të rëndësishëm të drejtësisë. Zaganjori ka qenë edhe keyetar i Gjykatës Kushtetuese për vite me radhë më parë. Ai ishte një nga gjykatësit më të njohur të vendit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI