Flash

Durrës, arrestohet 46-vjeçari i kërkuar për vrasje

Lapsi.al 25 July 2019
Durrës, arrestohet 46-vjeçari i kërkuar për vrasje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.

I arrestuari me iniciale I.H., banues në lagjen Nr.18, qëlloi me thikë shtetasin A. Ll., në tregun industrial në datën 7 shtator 2017. I plagosuri ndërroi jetë në spital 5 ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

"Për shtetasin I.H., Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje ","-raporton policia.

Ndërkohë ra në pranga edhe një 30 vjeçar me iniciale T. (F).M., banues në lagjen Nr.15. Në datën 27 prill 2019 ai iu është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë tip "TT", e cila i përkiste këtij shtetasi.

"Në ngarkim të shtetasit, T. (F).M., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 24.06.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”,"-njoftoi policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI