Flash

110 milionë euro për Beketin, pse do ti paguajnë këtë shumë marramendëse shqiptarët pronarit të Agon Channel

Lapsi.al 25 July 2019
110 milionë euro për Beketin, pse do ti paguajnë këtë

Një gjykatë e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimit (ICSID), organ i OKB-së, ka urdhëruar Shqipërinë t’i paguajë 110 milionë euro një grupi investitorësh italianë të formuar nga biznesmeni italian Francesco Becchetti së bashku me kompanitë e tij Hydro and Costruzioni, nënën e tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorët Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon për shpronësimin e një kompanie televizive. Kjo pasi gjykata gjeti se kishte prova se ky grup ishte objektivi i një fushate të motivuar politikisht.

Pagesa e kësaj shume konfirmohet edhe nga Lexology, një platformë online e specializuar në pasqyrimin e betejave ligjore nga i gjithë globi.

Kuptohet që investitorët kishin pretenduar një shumë prej 650 milionë eurosh si dëmshpërblin ndaj një sërë masash që synonin investimet e tyre në sektorët e medias së vendit, sektorin e energjisë hidroelektrike dhe të mbeturinave, duke përfshirë ngrirjen e aseteve, auditimet tatimore dhe procedurat penale.

Investitorët pohuan se masat ishin pjesë e një fushate shtetërore të ngacmimit, të motivuar pjesërisht nga kritikat që stacioni televiziv i tyre, Agonset kishte bërë për administratat e njëpasnjëshme shqiptare.

Kryeministri aktual i shtetit, Edi Rama njoftoi në 2015 se "ne kemi shpallur një luftë" kundër pronarëve të Agonset. Stacioni televiziv më vonë u largua pasi pajisjet e tij u sekuestruan nga qeveria.

Sipas Becchettit, gjykata e ICSID-së njëzëri e gjeti Shqipërinë përgjegjëse për shpronësimin e paligjshëm të Agonset në kundërshtim me traktatin dypalësh të investimeve Itali-Shqipëri dhe urdhëroi atë të paguajë paditësit 110 milion € dëmshpërblim të drejtpërdrejtë, plus kostot dhe interesat.

Gjykata citohet se ka gjetur se provat mbështesin fuqimisht konkluzionin se sekuestrimet nga qeveria ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve. /Lexology, ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI