Flash

"Vritet në Holandë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë"

Lapsi.al 21 July 2019
"Vritet në Holandë presidenti i vetëshpallur i

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato dyshohet se është vrarë në Holandë. Kështu së paku shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.  Miqtë thonë se ai është vrarë në një atentat nga shërbimet sekrete greke.

Gjithashtu, mediat shqipfolëse raportojnë se Lato është ekzekutuar në mënyrë misterioze sot në mëngjes në shtetin holandez.

Në profilin e tij në Facebook shumë miq të tij i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.

Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze.

Policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë.

Festim Lato është përfolur shpesh herë për shkak edhe të listës së personazheve të njohur publike në Shqipëri që qarkulloi kohë më parë se ishin të paguar nga shteti grek. Kjo listë dyshohet se ishte nxjerrë pikërisht nga Lato.

Nga policia shqiptare nuk ka asnjë informacion zyrtare për vrasjen e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI