Flash

Meteorologët amerikanë: Bota përjetoi qershorin më të nxehtë në histori

Lapsi.al 19 July 2019
Meteorologët amerikanë: Bota përjetoi qershorin më të

Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare prej 16.4 gradësh Celsius.

Administrata e Oqeanisë dhe Atmosferës e Shteteve të Bashkuara tha se temperatura mesatare globale ka qenë për 0.5 celsius më e nxehtë se mesatarja e shekullit 20.

Sipas saj, të nxehtit ka qenë më i përqendruar në Evropë, Rusi, Kanada dhe Amerikë Jugore.

Agjencia amerikane e lëshoi raportin në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një, siç u tha, "valë të rrezikshme të të nxehtit".

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se temperaturat rekorde do të vazhdojnë si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI