Flash

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Lapsi.al 19 July 2019
Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Policia italiane zbuloi dhe shkatërroi një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Messinës. Operacioni. 12 persona të përfshirë u prangosën, shtetas italianë dhe shqiptarë.

Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Skuadra policore e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohur të qytetit “Mangialupi”, ndërsa ata ishin të pajisur edhe me armë, shkruajnë mediat italiane.

Grupi trafikonte më së shumti lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë. Prokurori publik tha se grupi hetohej prej disa kohësh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI