Flash

Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 40 gradë celcius

Lapsi.al 18 July 2019
Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 40 gradë celcius

I nxehti afrikan do të rikthehet sërish në Europë. Në javën që kaloi dhe ditët e para të kësaj jave temperaturat pësuan një ulje, por mesa duket freskia mbaroi me aq.

Agjencia franceze e motit, Meteo France, njofton se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhme, teksa termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, për të pësuar rritje fundjavën e ardhshme kur pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius.

Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave 45.9 gradë, i nxehti pritet të godasë vendet iberike, por edhe Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Nga ana tjetër, ekspertët e meteorologjisë thonë se këto janë efekte të ngrohjes globale dhe shkrirjes së akujve në Arktik, të cilat kanë shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI