Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Siguria e plazheve/ Task-Forca filloj kontrollin e vijës bregdetare në Durrës

Lapsi.al 11 July 2019
Siguria e plazheve/ Task-Forca filloj kontrollin e vijës bregdetare në

Grupi Task-Force i ngritur në prefekturën e Durrësit ka nisur sot inspektimin e të gjithë vijës bregdetare me qëllim verifikimin e kushteve të plazheve që frekuentojnë pushuesit.

Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, në përbërje të grupit Task Force janë përfaqësues të Policisë Bashkiake, Policisë së Rendit, Inspektoriatit Ndërtimor, Shëndetit Publik dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale.

Aksioni ka nisur tek Ura e Dajlanit dhe do të shtrihet deri në kufi me plazhin e Golemit, i cili është pjesë e Bashkisë Kavajë. Gjatë ditës së sotme inspektorët e policisë bashkiake kanë vendosur tabelat për përcaktimin e vendeve për plazhe publike dhe në plazhin e madh të Durrësit do të jenë 6 të tillë.

Pushuesit kërkojnë marrjen e masave për të mos lejuar shitësit ambulantë që tregtojnë produkte të ndryshme ushqimore, pasi ato janë të pakontrolluara, ndërsa shtojnë se duhen krijuar më shumë hapësira mes çadrave. Grupi i Task Forcës do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik dhe ka për detyrë shtrimin e kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave, zbatimin e raportit të hapësirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia, zbatimin e kushteve higjeno-sanitare, moslejimin në plazhe të shitësve ambulantë si dhe kontrollin mbi gjenerimin e zhurmave dhe vendbazimet e mjeteve sportive ujore.

Të këshilluara

Plagoset pranë Librazhdit diplomati rus

Në rrugën Rrogozhinë-Kavajë- Librazhd, si pasojë e daljes nga rruga e një mjeti për shkak të motit të keq, kanë mbetur të plagosur rëndë dy personave një nga të...

18:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI