Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Erdogan njësoj si vëllau Edi: Qarqet populiste mbajnë peng integrimin e Ballkanit në BE

Lapsi.al 10 July 2019
Erdogan njësoj si vëllau Edi: Qarqet populiste mbajnë peng

Ndonëse në Tiranë gëlojnë thashethemet se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe vëllau i tij Edi Rama janë ftohur, së paku në një pikë ata janë dakord: për qarqet populiste që po pengojnë përparimin e Ballkanit perëndimor drejt BE-së. “Vendimet që BE do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procesi në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj”, u shpreh presidenti turk sipas raportit që bën Anadolu Agency (AA).

lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama - Erdogan?

Erdoğan këto komente i bëri gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Ai u shpreh se Turqia gjithnjë ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për integrimin e Ballkanit në institucionet euroatlantike.

Erdoğan, vendi i të cilit i hapi më kot negociatat me BE që në vitin 2003 kur ai erdhi në pushtet, tha se në periudhën e fundit, politika e zgjerimit e BE-së është kapur peng nga disa qarqe populiste “me mendje të ngushtë”.

“Rrymat diskriminuese dhe përjashtuese që janë rritur në tërë kontinentin, nuk rrezikojnë vetëm paqen e brendshme të Evropës, por edhe ardhmërinë e saj dhe potencialin për të qenë shpresë. Ne besojmë se liderët evropianë do të veprojnë në një mënyrë vizionare dhe do t’i dalin zot idealit të Ballkanit për integrim në Evropë”, potencoi presidenti i Turqisë, Erdoğan.

Të këshilluara

Tërmet në jug të Shqipërisë

Tepelena është lëkundur ditën e sotme nga një tërmet 3.4 ballë i shkallës Rihter. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 08:30, ndërsa epiqendra ka q...

11:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI