Flash

Bulqizë/ Qëllohen me armë inspektorët e Mjedisit nga Tirana

Lapsi.al 7 July 2019
Bulqizë/ Qëllohen me armë inspektorët e Mjedisit nga Tirana

Inspektorë të Mjedisit nga Tirana, të ndodhur për inspektim në Bulqizë janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin katër inspektorët, kanë qëlluar pak më parë, persona ende të paidentifikuar.

Bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kontroll në Tërnovë të Bulqizës edhe inspektorë të Dibrës.

Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lënduar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.

Të këshilluara

Kujdes sot në plazh. Kanë plasur kandilat

Per të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë të dielën në plazhin e Durrësit, duhet të kenë kujdes kur hyjnë në det. Zona nga Shkëmbi i Kavajës deri në Qer...

10:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI