Flash

Nis mbledhja e firmave qytetare për ndryshimin e sistemit zgjedhor (foto)

Lapsi.al 22 April 2019
Nis mbledhja e firmave qytetare për ndryshimin e sistemit zgjedhor (foto)

Nisi sot në Tiranë mbledhja e firmave të qytetarëve për peticionin për ndryshimin e kodit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Janë dy stenda te vendosura në dy pika, një tek ish-Ura e Vogël në zonën e ish-Bllokut dhe një tjetër tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku qytetarët mund të firmosin peticionin. Peticioni mund të firmoset dhe online në faqen nismathurje.al, një organizim vullnetar jopolitik qytetar që promovon çështje me interes publik.

Në njoftimin në Facebook nismëtarët e këtija akti shkruajnë:

“Shqipëria sot nuk ka shtet ligjor, por pushtet individësh që ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin çdo 8 vjet. Përfaqësuesit e zgjedhur sot nuk janë shërbyes të shqiptarëve dhe as nuk zgjidhen prej tyre. Ata zgjidhen nga kryetarët e partive dhe iu shërbejnë vetëm atyre.

Një grusht njerëzish që u vendosën në krye të këtij vendi që 28 vjet më parë dhe u ngulën aty si gozhda në dërrasë, ndërtuan një sistem që ua mundësonte atyre të kishin pushtet absolut, të gjithanshëm, të paprekshëm dhe të patjetërsueshëm.

Është pikërisht ky sistem ai që ua mundëson atyre mbretërimin e këtij vendi me rrotacion, pasurimin e tyre, të familjeve të tyre dhe një grushti oligarkësh rreth tyre, ndërkohë që populli paguan dhe vuan në varfëri të plotë.

Në zemër të këtij sistemi është kodi elektoral dhe Kushtetuta e tjetërsuar me marrveshje të bëra natën nga një grusht personash. Për këtë kemi vendosur të nisim një debat publik, të hapur, pa censurë ku secili të japë idenë e tij sesi duhet ndryshuar ky sistem.”

Të gjitha të dhënat për t’ju bashkuar peticionit mund të gjenden në faqen në Facebook ose në rrjet te nismathurje.al.

http://

L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout et plein airL’image contient peut-être : 1 personne, debout, chaussures et plein airL’image contient peut-être : 1 personne, debout et plein air

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI