Exit.al kontaktoi deputeten holandeze Van Toorenburg, duke e pyetur nëse pretendimi i qeverisë shqiptare se ajo ishte mikeshë e Lulzim Bashës është i vërtetë. Në përgjigjen e saj, Van Toorenburg deklaroi:
“Unë nuk jam lobiste dhe as nuk i njoh këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë”. /exit.al/