Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Mos e humbni këtë perlë të bufonit të Ramës

Lapsi.al 21 March 2019
Mos e humbni këtë perlë të bufonit të Ramës

Si të arrish të dallosh një manipulator perfid nga një klloun servil i  leshtë? Mjafton të krahasosh gjuhën që përdorin Edi Rama dhe Erion Veliaj për t'i thënë publikut të njëjtën gjë.

Prej disa ditësh kryeministri është  përfshirë në mbështetjen e një tezë manipulative se trazirat e opozitës në Shqipëri po financohen nga Rusia. Por për të ngulitur këtë ide përdor një gjuhë shumë të sofistikuar, me dy kuptime që edhe mesazhi të jepet dhe ai të mos ketë nxjerrë nga goja një gënjeshtër të pastër.

Shikoni se çfarë tha në një nga herët e fundit që ai u prononcua për këtë temë në krah të kryeministrit maqedon Zaev: “Rusia nuk është një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa herë kjo axhende cënohet, çdo vend që nuk është tifoz sheh një oportunitet për trazira”.

Lexo më tej:

Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE

Armand Shkullaku: Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Me sa duket ky mesazh mbëriti më në fund edhe në veshët e servilit të bashkisë që i ka antenat e shkurtra. Edhe ai e kuptoi se shefi i kërkon të flasë për skenare që nxiten nga Kremlini.

Dhe shikoni se sa trashë e tha të njëjtën gjë gjatë një intervistë këtë të enjte në Report TV: "PD-ja nuk e di aktualisht se cfarë do të bëjë për zgjedhjet, pasi vendimi merret në Moskë. Puna që është nisur do vazhdojë. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin".

Krahasojini dy deklaratat dhe kuptoni se ekziston akoma ai lloj kopukësh që edhe kur duan ta ndihmojnë shefin e bëjnë aq trashë sa i përmjerrin planin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI