Flash

Filmimet spiune të policisë/ Shikoni se ç'ndodh mbi tarracën e PD (Pamjet që shpërndan Endri Fuga)

Lapsi.al 21 March 2019
Filmimet spiune të policisë/ Shikoni se ç'ndodh mbi

Televizioni Report TV ka transmetuar pothuajse në kohë reale filmimet e 5 -6 personave që gjendeshin në taracën e selisë blu dhe që televizioni i raportoi si njerëz që po godisnin me gurë mbi policinë. Ajo që bënte përshtypje në imazhet e transmetuara urgjentisht nga televizioni i Karlo Bolinos ishte fakti se ato nuk ishin pamje të një kamere televizive. Aty dukeshin disa shenja të një kamere policie, që më shumë i ngjante një rrethi që kanë snajperistët.

Po pyetja që shtrohet është ku i shkuan aq shpejt pamjet e policisë zyrave të Bolinos? Ku i vërtetoi Report TV informacionet që iu servrirën me shpejtësi.

Dhe çfarë bën policia, përdor filmimet për të identifikuar njerëzit e dhunshëm, apo thjeshtë po punon për arsye propagandistike për të mbajtur mediat me informacion.

Nje redaktor i nje televizioni lajmesh qe u pyet nga Lapsi.al, konfirmoi qe ato ishin pamje te servirura nga zyra e shtypit ne kryeministri e Endri Fuges

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI