Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Nis sezoni i alergjive, mjekja: Drejtohuni mjekimit të specializuar

Lapsi.al 17 March 2019
Nis sezoni i alergjive, mjekja: Drejtohuni mjekimit të specializuar

Në periudhën e pranverës për shkak të poleneve ka një numër shumë të lartë  të personave që shfaqin probleme alergjike.

“Pacientët që janë sensibël nga polenet. Nisin tani në periudhën e marsit dhe vazhdojnë deri në periudhën e qershorit. Pas kësaj periudhe vijojnë ata që janë të ndjeshëm  nga pemë”, shprehet mjekja specialiste Gjustina Loloçi.

Simptomat e alergjisë ngjasojnë me gripin, por zgjasin më shumë në kohë.

“Polenet kapin rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Pjesën e hundës, por edhe të syve. Djegie apo kruajtje të syve si dhe lotim. Kollë të thatë kruajtje por edhe djegie të qiellzës”.

Mjekja specialiste Gjustina Loloçi, shprehet se për të marrë mjekimin e duhur pacientët duhet t’i drejtohen mjekut alergolog për të bërë provat e alergjisë në mënyrë që të përcaktohet se çfarë u shkakton  alergji.

“Nëse simptomatika e tyre është e sapo shfaqur trajtohen me medikamente për të ulur nivelin e simptomave. Por nëse vërehet se kjo përsëritet gjatë gjithë sezoneve dhe ato bëhen më agresive. Fillohet trajtimi me imunoterapi që është vaksina kundër alergjisë, kundër polenit përkatës  në mënyrë që desensibilizohet, pra që ti iki ndjeshmëria ndaj këtij alergeni. Trajtimi zgjat 3-5 vite”, thotë ajo.

Reaksioni alergjik mund të nis thjeshtë si një bezdisje me kollë dhe teshtima, por mund të kthehet edhe në një kërcënim për jetën. Veç problemeve shqetësuese në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, alergjitë mund të zhvillojnë  edhe astma bronkiale. Dhe këtë gjë e parandalon vaksinimi.

Sëmundjet alergjike nuk njohin moshë, ato mund të shfaqen edhe te të rritur jo vetëm fëmijët. Veç anës gjenetike ndikim në rritjen e tyre janë faktorët ambiental.

Të këshilluara

Thëniet e famshme të Gabriel Garcia Marquez

“Gjithnjë më mërzit fakti, që vlerat më të mëdha të punës sime i jepen imagjinatës, ndërsa e vërteta është se nuk ka asnjë rresht të vetëm në të gjithë veprën t...

17:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI