Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Thëniet e famshme të Gabriel Garcia Marquez

Lapsi.al 16 March 2019
Thëniet e famshme të Gabriel Garcia Marquez

“Gjithnjë më mërzit fakti, që vlerat më të mëdha të punës sime i jepen imagjinatës, ndërsa e vërteta është se nuk ka asnjë rresht të vetëm në të gjithë veprën time, që të mos ketë një bazë në realitet. Problemi është se realiteti karaibean përmbledh imagjinatën më të shfrenuar.”

“Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.”

“Fikshëni u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.”

“Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.”

“Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.”

“Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.”

“Seksi është ngushëllimi që merr kur nuk mund të bësh dashuri.”

“Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.”

“Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.”

“Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.”

“Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.”

“Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.”

“Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.”

“Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI