Flash

Borë në pranverë? Cila është e vërteta e “plakave të marsit”

Lapsi.al 13 March 2019
Borë në pranverë? Cila është e vërteta e

Bora e marsit për më të moshuarit ka një shpjegim: “Janë ditët e plakave”. Janë të shumta rrëfimet nga brezi në brez që prishjen e kohës në fund të këtij muaji lidhet me “mitin e plakave”.

Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi “i mori 2 ditë borxh” shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër. Në krahina të tjera kjo kujtohet në ditët e fundit të marsit. “Plakat” përdoren ende në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.

Por cila është historia e “plakave”? Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë, të dh’…fsha dimrin”. Në këtë moment, marsi iu lut shkurtit: “Shkurt o im vëlla! Më jep 3 ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka”.

Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Madje ka edhe një variant sipas të cilit plaka ngriu në malin Tomorr ku gjendet një shkëmb në formën e një njeriu. Aty buron edhe ujë që njerëzit thonë se janë lotët e plakës.

Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plaka të Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, ku 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së luleve.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin, por dhe vende te tjera te botës. Pavarësisht sa e vërtetë është, “miti i Plakave” përdoret sot edhe meteorologët që pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit sipas kalendarit “alla turka” sjellin mot të ftohtë dhe me reshje. Prilli si gjithmonë vjen me mot të mirë.

4 VERSIONE TË LEGJENDËS

Gjithsesi, gojëdhëna e ditëve të ftohta të marsit ka disa versione dhe më poshtë janë disa më kryesoret, në version të shkurtuar…

1. Vjen marsi.

Ngrohet koha. Një plakë merr bagëtinë për ta kullotur në mal. E kënaqur nga koha e ngrohtë, plaka thotë: “Dimër, ma more të keqen, ta hodha dhe këtë vit”. Dimri e dëgjoi dhe dërgon borë dhe tufan, dhe e ngrin plakën në majë të malit.

2. Plakat e marsit janë 7.

7 plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë (ftilluar). Duke bërë muhabet me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe ai (marsi) i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të 7-ta. Thonë se plakat janë ngurtësuar, dhe çdo vit në muajin mars bie shumë shi 7 ditë me radhë dhe në male bie borë.

3. Nga veriu thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars.

E lumtur nga koha e ngrohtë, edhe ajo filloi ta shante marsin: “Mullizeza zogjtë i çeli, na marsh të keqen mars kaçeli…” Edhe këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole. Numri i mullizezës më zogjtë e saj është 7-të që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës. Po ashtu edhe plakat edhe mullizeza ishin në të zeza. Plakat me rroba të zeza ndërsa mullizeza me pupla të zeza.

4. Kur plakat i thanë marsit.

“Na marrsh të keqen”, marsi u zemërua aq shumë sa tha “shkurt (apo prill?) o im vëlla, më jep dy ditë hua, t’i thaj plakat me gjithë ç’kanë… ”.

Të këshilluara

Në pritje të një fëmije, reagon Lady Gaga

Lady Gaga ka reaguar për thashethemet se është në pritje të një fëmije. Ajo ka qeshur me të madhe me lajmet e fundit, ndërsa ka hedhur poshtë gjithçka duke t...

14:28

PD ngre dron mbi Kuvend: Parlamenti i krimit

Pas pankartave me mesazhe thumbuese dhe shashkave të hedhura pranë Kuvendit, demokratët kanë vijuar me reagimet e tyre kundër qeverisë. Me anë të një droni ata ...

10:00

(VIDEO) Peshkopia zbardhet nga bora

Në Dibër bie borë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë shkon në 10 cm, por raportohet se në rrugë është e papërfillshme. Në zonat e thella me lartësi mbi 800 m...

08:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI