Flash

LSI paralajmëron hapjen e dosjes 184: Ministra dhe deputetë të përfshirë në blerje votash

Lapsi.al 9 March 2019
LSI paralajmëron hapjen e dosjes 184: Ministra dhe deputetë të

Monika Kryemadhi, paraditen e sotme ishte në qytetin e Gramshit, ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI. Ajo ripërsëriti qëndrimin dhe bindjen e saj, se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe me këtë rast u ka bërë thirrje strukturave të LSI-së, që të ndezin të gjithë motorët për të rrënuar qeverinë Rama.

Mes të tjerave Kryemadhi dha detaje të reja në lidhje me dosjen Nr.184, e cila pas asaj 339 është e mbushur plot me fakte, për blerjen e zgjedhjeve. Sipas saj, në të janë të përfshirë ministra dhe deputetë, të cilët kanë lejuar mbjelljen e hashashit, në këmbim të votës.

“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Greqi/ Fundoset një anije me emigrantë

Të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën sot pasi një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek Samos, njoftuan rojat bregdetare. Të p...

12:50

Lubonja: Rama ishte turpi i Bruno Vespës

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatës të kryeministrit shqiptar Edi Rama në pjesën e tretë të emis...

18:21

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI