Flash

Zbulohen 3 plantacione kanabisi në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë

Lapsi.al 2026-11-18 18:12:58

Zbulohen 3 plantacione kanabisi në Belgjikë, arrestohen 6

Një operacion i Policisë në Belgjikë ka nxjerrë në pah përfshirjen e disa shqiptarëve në kultivimin e paligjshëm të kanabisit.

Sipas mediave vendase, gjashtë shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga hetuesit e policisë lokale të Leuvenit, në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.

 
Operacioni u zhvillua të hënën, më 9 nëntor 2026, nën drejtimin e një prokurori, ndërsa u kryen njëkohësisht pesë kontrolle banesash në zonat e Leuvenit, Halle-Vilvoorde dhe Brukselit, konkretisht në Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren.

Gjatë kontrolleve u zbuluan tre plantacione profesionale kanabisi, dy prej të cilave ishin në funksion të plotë. Sipas Prokurorisë belge, në total u gjetën më shumë se 2 mijë bimë kanabisi, si dhe sasi të konsiderueshme marihuane të korrur.

Policia sekuestroi rreth 55 kilogramë marihuanë dhe mbi 17 mijë euro para të gatshme. Të gjitha lëndët narkotike të gjetura u sekuestruan dhe do të asgjësohen, ndërsa plantacionet u çmontuan.

Gjashtë personat e arrestuar janë meshkuj, të moshës nga 29 deri në 57 vjeç, të gjithë me shtetësi shqiptare. Ata u paraqitën para gjyqtarit, i cili vendosi arrestimin e tyre. Aktualisht, të gjashtë ndodhen në burg.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët përfshihen në hetime për kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Belgjikë. Në dhjetor të vitit 2025, një gjykatë në Bruksel dënoi me burg 10 shqiptarë për përfshirje në kultivimin e paligjshëm të kanabisit.

Ndërkohë, në qershor të vitit 2026, një hetim i përbashkët i mediave belge Knack, Le Soir dhe RTBF evidentoi zgjerimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Belgjikë.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Parody of the taxation of the rich by their prime minister

Regardless of the rhetoric, there can be no illusion that Edi Rama has joined the global trend to reduce inequalities. Because the debate that is raging today is essentially concerned that their deepening is leading to the destruction of democracy. While in our country the opposite is happening. It is the will to destroy democracy that is producing more inequality.

13:31 Andi Bushati

Andi Bushati: Edi Rama is behind the money seized in Germany

Payments to the former head of SHISH from rigged tenders of ANA prove the strange mania to compromise with the state's money and its officials. It doesn't matter that Vlora Hyseni was appointed by Rama himself, it didn't matter that she was considered a blind loyalist, without being corrupt she couldn't be called a devoted servant

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI