Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Lapsi.al 2026-11-12 18:17:00

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, më 12 nëntor 2026, në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Sipas vendimit të Bordit, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë (nga 205 që ishte), ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk do të kalojë 198 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal në pakicë është përcaktuar në 165 lekë për litër, ndërsa në shumicë në 153 lekë për litër.

Ndërkohë, gazi për automjetet do të shitet me 71 lekë për litër në pakicë dhe 59 lekë për litër në shumicë. Çmimi i gazoilit për sektorin e peshkimit është përcaktuar në 114 lekë për litër.

 

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 12 nëntor, në orën 18:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për zbatimin e detyrueshëm të vendimit, duke paralajmëruar se në rast konstatimi të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Parody of the taxation of the rich by their prime minister

Regardless of the rhetoric, there can be no illusion that Edi Rama has joined the global trend to reduce inequalities. Because the debate that is raging today is essentially concerned that their deepening is leading to the destruction of democracy. While in our country the opposite is happening. It is the will to destroy democracy that is producing more inequality.

13:31 Andi Bushati

Andi Bushati: Edi Rama is behind the money seized in Germany

Payments to the former head of SHISH from rigged tenders of ANA prove the strange mania to compromise with the state's money and its officials. It doesn't matter that Vlora Hyseni was appointed by Rama himself, it didn't matter that she was considered a blind loyalist, without being corrupt she couldn't be called a devoted servant

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI