Flash

Kryeministri hungarez u kërkon deputetëve të Orban të japin dorëheqjen

Lapsi.al 2026-11-16 20:57:01

Kryeministri hungarez u kërkon deputetëve të Orban të japin

Kryeministri hungarez Peter Magyar u bëri sot thirrje deputetëve të opozitës Fidesz dhe Kristian Demokratëve të japin dorëheqjen pas një hetimi ku u sekuestruan  gati 20 milionë dollarë në para të gatshme, për ryshfet ndaj një ministri nën qeverinë e mëparshme të Orban.

“Nëse ju ka mbetur sadopak mirësjellje, ju kërkoj të jeni të guximshëm dhe t’i kërkoni falje popullit hungarez, dhe pastaj të ktheni mandatet tuaja”, tha Magyar në parlament, përpara se ligjvënësit të fillonin debatin për buxhetin e vitit 2027 këtë javë.
Në një fjalim në parlament, Magyar, i cili rrëzoi ish-kryeministrin Viktor Orban pas 16 vitesh në zgjedhjet e prillit tha se, skandali ishte vetëm "maja e ajsbergut" dhe se fushata e tij kundër korrupsionit do të vazhdonte.

Zbulimi i parave të gatshme është i fundit në një seri hetimesh për korrupsion ndaj zyrtarëve që shërbyen nën Orbanin.

Një tjetër ish-ministër dhe ish-shefi i bankës qendrore, Gyorgy Matolcsy, një aleat i Orbanit, është nën arrest për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Dy sondazhe të fundit tregojnë se partia Tisza e Hungarisë po zgjeron epërsinë e saj ndaj Fidesz që nga shtatori.

Kryetari i grupit parlamentar të Fidesz, Janos Boka, tha se çdo abuzim me paratë publike ishte i papranueshëm dhe një gjykatë e pavarur duhet të japë një vendim.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Parody of the taxation of the rich by their prime minister

Regardless of the rhetoric, there can be no illusion that Edi Rama has joined the global trend to reduce inequalities. Because the debate that is raging today is essentially concerned that their deepening is leading to the destruction of democracy. While in our country the opposite is happening. It is the will to destroy democracy that is producing more inequality.

13:31 Andi Bushati

Andi Bushati: Edi Rama is behind the money seized in Germany

Payments to the former head of SHISH from rigged tenders of ANA prove the strange mania to compromise with the state's money and its officials. It doesn't matter that Vlora Hyseni was appointed by Rama himself, it didn't matter that she was considered a blind loyalist, without being corrupt she couldn't be called a devoted servant

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI