
Një dosje me peshë për korrupsion dhe pastrim parash nga Belinda Balluku, me rreth 60 milion euro dëme dhe disa vila të fshehura ka përfunduar në gjykatë me një moment justifikimi nga prokurorë kokëulur të SPAK, që detyrohen t’u citojnë gazetarëve shënimet e deputetëve të Partisë Socialiste.
Shkak është disfata që pësoi SPAK në dosjen Balluku, së pari kur u rrëzua në parlament me votat e 84 deputetëve socialistë dhe së dyti kur SPAK e la mënjanë teatrin e “heronjve të fëmijëve tanë” dhe nuk kërkoi për herë të dytë në parlament arrestimin e Belinda Ballukut.
Kjo fazë e dytë është akoma më e rëndë për SPAK, por më e vërtetë, pasi i dha fund një përralle që tregonte Edi Rama se u kishte dhënë prokurorëve të posaçëm nga një shpatë në dorë dhe me këtë shpatë, ata do t’i pritnin kokat të gjithë të korruptuarve.
Sado qesharake të dukej kjo anekdotë, ajo ende ngacmonte dëshirat dhe shpresat e shumë njerëzve kur në media rodhën detajet e reja nga arredimi i vilave të reja të Belinda Ballukut në Green Coast dhe White Rocks, apo kur dolën kutitë e mbushura me euro që mbanin pastruesit e saj në celularë, apo kur dolën manovrat me tenderat e Albcontrol. Në radhët e kundërshtarëve të PS u rritën pritshmëritë për një arrestim të parakohshëm të Belinda Ballukut, pasi me provat e reja që kishte gjetur, SPAK mund të dërgonte një kërkesë të dytë për arrestimin e saj.
Provat e reja u pasuan me akuza të reja. Nuk flitej më thjesht për shkelje të barazisë në tendera, por për korrupsion dhe pastrim të parave të përfituara në mënyrë kriminale.
Sa më shumë detaje të dosjeve publikoheshin në media, aq më shumë SPAK përgatitej për një kërkesë të dytë drejtuar socialistëve.
Vetëm se kjo nuk ndodhi. Hetimet kanë përfunduar dhe dosja është dërguar në gjykatë.
Për t’u justifikuar para gazetarëve që i kishte mbledhur në një takim pa kamera, drejtuesi i prokurorisë së posaçme Klodian Braho ka cituar disa pjesë të raportit që hartuan deputetët e Ramës në muajin mars, kur votuan kundër arrestimit të Ballukut.
Aty, socialistët arsyetonin se edhe sikur SPAK të vinte me gjetje të reja, kjo nuk do të ndryshonte asgjë në qëndrimin e tyre.
“Vetëm zgjerimi i hetimit ose shtimi i episodeve të dyshuara nuk mund te konsiderohet automatikisht si rrethanë e re procedurale që justifikon rëndimin e masës së sigurimit” ishte citimi që Klodian Braho u solli gazetarëve nga raporti i socialistëve.
Me pak fjalë SPAK e kishte pasur të qartë ; edhe sikur të kishte sjellë një kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut, me vilat e reja që i ishin gjetur zv.kryeministres, sërish përgjigjia që do të merrnin në kuvend do të ishte refuzimi për arrestimin e saj
“Pavarësisht shtimit të akuzave për të pandehurën Belinda Balluku, në mungesë të të dhënave apo prova të reja, përtej pretendimeve të paraqitura në Kuvend dhe të cilat nuk u vlerësuan të mjaftueshme nga Kuvendi, që të krijonin dyshime se e pandehura mund të prishte provat, mundet të largohej apo mund të kryente të njëjtën vepër penale, Prokuroria e Posaçme nuk ka patur argumente ligjore dhe prova me vlerë provuese të mjaftueshme, që të paraqiste në Kuvend një kërkesë të re për dhënien e autorizimit për të pandehurën Belinda Balluku”u justifikua Braho.
I zhgënjyer nga justifikimet e Brahos, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se citimi që Braho i bën shënimeve të deputetëve të Partisë Socialiste është dorëzim.
“Dorëzim i drejtësisë tek korrupsioni dhe ndarje e pushtetit të korruptuar me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun” shkruan Bardhi në një status në rrjetet sociale.
Sipas tij, mjafton fakti se Ervis Berberi është në burg kurse bashkëpuntorja e tij e ngushtë, Belinda Balluku mbetet në liri, për të rrëzuar të gjitha justifikimet e SPAK në këtë çështje.
“Nëse provat janë siguruar kryesisht përmes kontrollit personal të të pandehurit Evis Berberi, përse nuk iu nënshtrua të njëjtës masë procedurale edhe Belinda Balluku? Nëse të dhënat e hetimit janë siguruar përmes kontrollit të banesës së Evis Berberit, përse nuk u kërkua zbatimi i të njëjtit standard edhe për banesën e Belinda Ballukut?” pyet kreu i grupit parlamentar të PD.
Në realitet, SPAK ka dërguar në gjykatë një dosje relativisht të rëndë. Aty janë analizuar procedura të shumta tenderash, ka plot mesazhe dhe komunikime për dëme që llogariten në rreth 60 milion euro. Aty janë edhe dy vilat e sekuestruar, por edhe akuzat për pabarazi në tendera, korrupsion dhe pastrim të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Ajo që kërcet është standarti i dyfishtë. Për shumë më pak prova dhe akuza, politikanët e tjerë janë vënë në pranga ende pa nisur gjyqi.
SPAK vendosi standardet e një shteti policesk me paraburgimin. Struktura drejtohej deri para një viti nga Altin Dumani dhe kishte nxitjen e Edi Ramës për më shumë agresivitet. Ishte koha kur u arrestuan pa nisur ende gjyqi Sali Berisha, Ilir Meta apo u kërkua arrestimi i Arben Ahmetajt. Deklaratat e Edi Ramës për arrestimin e tyre janë publike. Edhe për politikanë të tjerë, ai e mbështeti në heshtje punën e SPAK.
The case of Belinda Balluku was the first to really test the power of special prosecutors and foreign officials in the face of Rama's government. The investigations were prompted by strong messages from Western ambassadors who pushed forward the actions of SPAK prosecutors in the investigation of Belinda Balluku, but this lasted until the day Rama threw the justice reform in the trash. With the vote of March 12, 2026 in parliament, he gave Belinda Balluku a shield that had been prepared with the votes of socialist deputies, which no one had enjoyed before her.
-
SPAK, the end of the "bastards" without glory
March 9, 15:27
From that moment on, SPAK prosecutors, more than “heroes of our children,” seemed like random people in the battle of foreign embassies against the corruption of the Albanian government. However, they breathed a sigh of relief.
On the day Rama defended Balluk, the theater of the relentless fighters of government corruption also ended in SPAK. Like all other institutions, they also accepted their limits. Therefore, there was no need to send a second request for the arrest of Balluk. The theater is over. It is no longer surprising that the prosecutor reads what Rama's deputies have written to orient themselves./Lapsi.al


