
Mijëra studentë kanë goditur selinë e Partisë Socialiste ku ishin fshehur disa persona me shkopa bejsbolli në duar. Në momentin kur studentët janë afruar drejt selisë së PS, ata kanë para persona të maskuar që gjendeshin aty brenda dhe janë kthyer drejt PS për të goditur me gurë.
Breshëritë e gurëve dhe sendeve të forta kanë zgjatur për disa minuta deri në mbërritjen e efektivëve të forcave speciale dhe autoboteve me ujë me presion. Më pas, personat e maskuar dhe të paidentifikuar kanë dalë jashtë dhe bashkë me policinë kanë ndjekur studentët.