Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e drejtuar nga Elisa Spiropali, është kujtuar për shqiptarët që jetojnë atje, pas plot dy javësh protesta të tmerrshme që kanë përfshirë të gjithë vendin.
Ministria e Spiropalit u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të protestave të dhunshme që kanë nisur në të gjithë vendin.
Përmes një njoftimi, MEPJ thekson se qytetarët shqiptarë që ndodhen në Iran, duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Lexo më tej: Irani në prag kolapsi/ Protestat kthehen tragjike, SHBA shqyrton ndërhyrjen
Për këtë çështë diplomacia shqiptare ka vënë në dispozicion të bashkëkombësve, numrat e kontaktit për 5 përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në rajonin e Lindjes së Mesme, konkretisht: Katar, Kuvajt, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85