Flash

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Stambollin

Lapsi.al 23 April 2025
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Stambollin

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai është shoqëruar me një pasgoditje me magnitudë 5.5 ballë.

Tërmeti, sipas mediave lokale, është ndjerë në provincat përreth si dhe në Stamboll. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, u shpreh: "Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Silivri, në Detin Marmara, në Stamboll. Për tërmetin i cili është ndjerë edhe në krahinat fqinje, AFAD dhe të gjitha ekipet e agjencive tona kompetente kanë nisur hetimet në vend. Uroj shërim sa më të shpejtë qytetarëve tanë që u goditën nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin tonë".

Një tjetër tërmet ka ndodhur më parë, i cili ka tronditur Trakinë lindore mesditën e së mërkurës, duke u ndjerë edhe në zona të Stambollit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, në Detin Marmara, në gjysmë të rrugës midis Radestos dhe Stambollit. Siç është njoftuar nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 6.9 kilometrash.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI