Flash

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 14 April 2025
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet

Një 26-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi një vit më parë tentoi të vriste me armë zjarri një person në Velipojë, është kapur dhe arrestuar nga policia në Itali. Në ditët në vijim, pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i informacioneve me homologët italianë, lokalizon dhe çon në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Itali dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 26-vjeçar, i cili 1 vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në Velipojë.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi K. L., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI