Flash

Hetimet/ Dy motrat shqiptare u hodhën vetë nga kati i katërt në Genova

Lapsi.al 7 January 2025
Hetimet/ Dy motrat shqiptare u hodhën vetë nga kati i katërt

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Genova ky motra shqiptare janë hedhur nga kati i katërt i një pallati. Njëra prej tyre, 32-vjeçarja Axhere Gjoni humbi jetën menjëherë. Tjetra, 2 vjet më e madhe është në gjendje të rëndë në spital. Gratë ranë në një oborr brenda ndërtesës.

Corriere della Sera” shkruan se nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit sugjerojnë hipotezën e një hedhjeje vullnetare nga të dyja motrat. Axherja u hodh e para dhe pas pak sekondash u hodh edhe motra e saj. Në shtëpi ndodheshin 4 fëmijë që hapën derën për policinë që shkoi në vendin e ngjarjes pas alarmit të vënë nga fqinjët.

Axherja, me origjinë nga Dibra, nëna e të 4 fëmijëve ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj. Në 10 janar ishte parashikuar mbajtja e një seance dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve. Ajo po ndahej nga bashkëshorti i saj, të cilin e kishte denoncuar në të kaluarën për abuzim.

Sipas hetuesve, megjithatë, burri nuk ishte pranë shtëpisë në momentin e ngjarjes. Tragjedisë i parapriu një mesazh. Të hënën ajo ka postuar mesazhin e saj të fundit, thuajse një parandjenjë, teksa shkruan: “Zoti po më pret”. Dritarja nga e cila ranë dy motrat shqiptare është e vogël. Kjo i bëri hetuesit të mendojnë menjëherë se nuk mund të ishte një ngjarje aksidentale.

Edhe nga dëshmitë e fqinjëve u konfirmua se të dyja motrat deshën t’i jepnin fund jetës. Dera e banesës ishte e mbyllur nga brenda. Burrit i është ndaluar t'i afrohet shtëpisë. E plagosura ndodhet e shtruar në spitalin San Martino dhe gjendja e saj është shumë e rëndë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Media greke: Janullatos në terapi intensive

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë k...

19:25

Aksident në Lushnje, plagosen babë e bir

Një aksident është regjistruar sot pranë fshatit Kashar në Lushnjë. Për pasojë janë lënduar Artan dhe Aleksandër Paja (babë e bir) të cilët janë transportuar me...

17:52

Nis gjyqi i dosjes Metamorfoza

Ka nisur gjykimi në themel i dosjes Metamorfoza, pasi ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, që të cilësoheshin si të paligj...

16:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09