Flash

Non grata për Berishën/ Kasanof: Nuk flas dot për administratën e re!

Lapsi.al 20 December 2024
Non grata për Berishën/ Kasanof: Nuk flas dot për

Pas fitores së Donald Trump në SHBA, mes militantëve të Sali Berishës u ringjallën shpresat se lideri i tyre do të përfitojë heqjen e non gratës nga aleatët përtej Atlantikut. Mundësinë e një skenari të tillë, administrata aktuale në ambasadën amerikane në Tiranë e ka mohuar disa herë, por zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka preferuar të mos e komentojë një zhvillim të tillë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

I pyetur nga gazetari Armand Mero nëse mund të ndryshojë në të ardhmen marrëdhënia mes Uashingtonit dhe Sali Berishës, Kasanof u përgjigj: Dëgjo, Armand, normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo që theksojmë. Dhe këtu do të mbetet theksi ynë dhe fokusi ynë i vazhduar.

Me këmbënguljen e Meros, sipas të cilit ka një pritshmëri të lartë në gjirin e opozitës, se administrata e re e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund të ketë një qasje të re ndaj zoti Berisha dhe se përcaktimi “non grata” të mund të anulohet, Kasanof ishte më i qartë kur tha: Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre.

Sipas Sali Berishës, non grata e SHBA ndaj tij është pasojë e një komploti ku janë pjesë Xhorxh Soros, Charles McGonigal dhe Edi Rama. Shkak për këtë, thotë Berisha, kanë qenë qëndrimet e tij kundër ndarjes së Kosovës, por zyrtarët amerikanë e kanë mohuar këtë version duke thënë se shpallja non grata është produkt i një procesi të hollësishëm vlerësimi nga administrata amerikane.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon...

16:30

Amerikanët vrasin shefin e ISIS në Siri

SHBA thotë se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik (ISIS) Abu Yusif në Siri. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) thanë se kryen një sulm ajror duke sy...

17:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI