Flash

Bashkia Tiranë “zbulon” beqarët dhe të divorcuarit e kryeqytetit

Lapsi.al 3 December 2024
Bashkia Tiranë “zbulon” beqarët dhe të divorcuarit e

Popullsia e Tiranës në vitin 2023 llogaritet në 598,176 banorë me një dendësi prej 539 banorë/km2, përkatësisht pothuaj 25% e popullsisë së Shqipërisë.

Sipas të dhënave të marra nga rezultatet e Cens për  vitin 2023, të bëra publike në tetor 2024.

Sipas relacionit të projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2025, Popullsinë më të madhe e ka Njësia Administrative Nr. 5. Kjo lidhet edhe me faktin që kjo Njësi ka sipërfaqe të madhe në krahasim me Njësitë e tjera Administrative të Bashkisë Tiranë. Numrin më të vogël të popullsisë e kanë Njësitë Administrative Shëngjergj dhe Krrabë respektivisht me 0.23% dhe 0.34% të totalit të popullsisë, dhe me dendësi respektive 6.67 banorë/m2 dhe 108.59 banorë/m2. Në Tiranë 51.85% të popullsisë e përbëjnë femrat ndërsa 48.15% meshkujt.

Sipas statusit martesor, 251,914 banorë janë beqarë, 299,669 banorë janë të martuar, 10,513 banorë janë të divorcuar dhe 36,080 banorë janë të ve, ku vihet re se gratë e veja përbëjnë 85% të personave të ve, ndërsa ato të divorcuara përbëjnë 66% të personave të divorcuar. 2.4% e banorëve të bashkisë tonë kanë vendlindje shtet tjetër nga Republika e Shqipërisë.

Të lindurit në territorin e Qarkut Tiranë përbëjnë 51.84% të banorëve aktualë me vendbanim të zakonshëm Bashkinë e Tiranës (sipas fotografisë demografike të datës 18 shtator 2023, ora 00:00).

Pas të lindurve në Qarkun Tiranë, banorët e lindur në qarqet Dibër, Korçë, Fier e Berat përbëjnë përkatësisht 6.5%, 6%, 5.06% dhe 5.05% të banorëve më të shumtë në numër brenda kësaj bashkie.

Burimi: INSTAT (informacion i marrë nga rezultatet e Cens 2023)

Sipas relacionit, Bashkia Tiranë tashmë vlerësohet si qyteti i shumë mundësive, gjë që reflektohet edhe për arsyen se 13,432 banorë të cilët kanë jetuar jashtë shtetit janë kthyer në Tiranë në periudhën 2019 – 2023.

Nga 598,176 banorë, 46,077 janë fëmijë në moshë për të ndjekur kopshtin apo çerdhen, pra më shumë se ¼ e fëmijëve në të gjithë vendin. Gjithashtu janë 31,136 fëmijë që aktualisht janë duke ndjekur arsimin fillor (25.44% e gjithë fëmijëve që ndjekin arsimin fillor në Republikën e Shqipërisë), 25,593 fëmijë që po ndjekin shkollën 9-vjeçare dhe 20,059 fëmijë që ndjekin shkollën e mesme (23.3% e të rinjve që ndjekin arsimin e mesëm).

Numri i familjeve është 171,785, ku 53,136 familje janë çifte të martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë, 98,897 familje janë çifte të martuara ose që bashkëjetojnë me fëmijë dhe 19,752 familje janë familje të përbëra nga prindër të vetëm.   Pjesa më e madhe e popullsisë rreth 67% i përket grupmoshës 15-64 vjeç, grupmoshë kjo që ka vlerë në llogaritjen e forcave të punës.

Burimi: INSTAT (informacion i marrë nga rezultatet e Cens 2023)

Sipas rezultateve po të Cens 2023, 25,788 banorë të grupmoshave të ndryshme janë me aftësi të kufizuar.

Bashkia e Tiranës me një sipërfaqe totale prej 1,110.03 km2 kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në  verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak.

Kjo bashki përbëhet nga 24 njësi administrative si dhe 3 Lagje, të cilat janë: 11 Njësitë Administrative Urbane,  zonat  rurale  si  Petrela,  Farka,  Dajti,  Zall-Bastari,  Bërzhita,  Krraba,  Baldushku,  Shëngjergji, Vaqarri, Kashari, Peza, Ndroqi, Zall Herri, Lagja 12, Lagja 13 dhe Lagja 14. Në territorin e kësaj bashkie ka gjithsej 135 fshatra. /Monitor 

Të këshilluara

SPAK reagon për Asllan Dogjanin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion...

13:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI