Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

‘”Mos fol me njeri”, bisedat e Çyrbes me Mond Çekiçin para se të ekzekutohej

Lapsi.al 27 November 2024
‘”Mos fol me njeri”, bisedat e Çyrbes me Mond

Përdoruesi i kodit “BFLSI 1”që dyshohet se është deputeti Jurgis Çyrbja komunikon me një person që mendohet se është Edmond Koçi. Ky është një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Durrës, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”.

Është fillim i marsit dhe më tepër se një muaj para se shqiptarët tu drejtohen kutive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koci tregohet optimist mbasi është investuar tek persona të tjerë që Çyrbja të ishte kandidat për deputet në listë. Aty këmbëngul që ka biseduar që Çyrbja të mos ishte i 7 por të renditej i pesti në listë.

Tashti sa e mbylla muhabetin tënd se kam tre orë me atë , por mos fol me njeri njëherë. Mos i thuaj asnjërit. Vetëm mos fol se na prishin punë. Bëj sikur s’di gjë. Se ja kërkova personalisht. E du unë këtë gjë i thashë përveç se e duan të gjithë. Do ju çoj ashtu tha, normal ti i pesti , Liri i shtati”

Mond Çekiçi, do të ekzekutohej në një atentat mafioz pak ditë pas bisedës që kishte pasur përmes SKY me deputetin Jurgis Çyrbja. Ajo që përbën fakt, është ngjitja në listë e Çyrbes. Jo në vendin e 7-të siç kishte premtuar “Çekiçi”, por në vendin e 3-të, përtej pritshmërive.

“Rrofsh je i madh. Rrofsh vëlla. JOOO. Rrofsh vëlla na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, i pëgjigjet Cyrbja Edmond Kocit

Lista e bërë publike në atë kohë tregon se Jurgis Çyrbja u rendit i treti në garën për deputet, ndërsa personi që flitet si Liri dhe që dyshohet se është deputeti Ilir Ndraxhi renditet i pesti.

‘I është lënë një terren shumë i madh dhe paratë e krimit janë shumë fishuar. Këto para kthehen shumë shpesh në blerje votash dhe pak a shumë përfaqësuesit e krimit po bëhen si mëkëmbës apo përfaqësues të drejtëpërdrejtë të sovrani’ u shpreh Arben Braçe, ish-drejtor i ekstardimeve

Përkundër këtyre komunkimeve në Sky eç , ish-deputeti i Durrësit vazhdon të mbajë qëndrim mohues. Ai këmbëngul se nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij aplikacionin Sky Eç. Pavarësisht pretendimeve të tij, hetuesit janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se pas bisedave inkriminuese me njerëzit e krimit, qëndronte pikërisht ish deputeti Jurgis Çyrbja.

Në fashikullin hetimor sqarohet se në ato biseda, ai përmendet me shkurtesat “J”, “JUR”, “JURI”. Bisedat i përkasin periudhës 2020-2021, kur ishte deputet, dhe kandidat i konfirmuar për mandatin e dytë. Në fakt, Çyrbja u surprizua nga kjo dosje pasi kishte dorëzuar mandatin e deputetit lidhur me hetimin tjetër për akuzën e tjetërsimit të tokave gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Durrësit. Sot, ai qëndron prapa hekurave për tregim sekreti, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Akuza që lidhen me transkriptet e zbardhura më sipër./ TCH

Të këshilluara

Kapet në doganë një Ferrari me plumba

Në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit) nga policia malazeze është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Z. N. Në pikën kufitare Bozaj, nga ana e pu...

18:46

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI