Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Von der Leyen vjen me premtime: Shqipëria do përfitojë miliona euro nga BE

Lapsi.al 23 October 2024
Von der Leyen vjen me premtime: Shqipëria do përfitojë miliona

Në vizitën e saj të parë në Tiranë pas nisjes konkrete të negociatave për anëtarësim, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen premtoi se zgjerimi i BE-së dhe mbështetja e Shqipërisë për integrimin në BE do të jenë përparësi në mandatin e saj të sapofituar në krye të Bashkimit Europian.

Von der Leyen deklaroi se Shqipëria do të fitojë miliona euro financime nga Bashkimi Europian.

Të jeni të sigurtë që zgjerimi do të vijojë të jetë përparësi dhe në mandatin tim të ardhshëm. Ne i kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 mln euro nga plani I rritjes."

Vizita në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen është në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë, sot dhe nesër (23-24).

Në orën 15:10 Presidentja e KE-së u prit nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare. Me kreun e qeverisë do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp në orën 16:10. Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00.

Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Kosovën, Presidentja e Komisionit Evropian pritet ta vizitojë me 26 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Të këshilluara

Rama - biznesmenëve: Mos provokoni

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bizneset të paguajnë taksat, në kuadër të fushatës kundër informalitetit. Në një takim me ministrin e Ekonomisë, m...

16:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI