Flash

Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders! 

Lapsi.al 8 October 2024
Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders! 

Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai është një personazh që vjen nga botareale, nga ajo e biznesit… Ndërsa portreti i tij i buzëqeshur është kthyer në një ikonë të industrisë së ushqimit të shpejtë e të shijshëm.

Bëhet fjalë për Kolonel Harland Sanders, amerikanin, të cilin pasioni për kuzhinën e ndihmoi tëarrijë sukses, si krijuesi i rrjetit franchise i restoranteve të famshme të KFC-së, me mbi 23,000 pika në më shumë se 140 vende në të gjithë botën.

Përmes recetës së tij sekrete, që krijoi afro 80 vite më parë, duke bërë një kombinim fantastik të11 erëzave të ndryshme në marinimin dhe skuqjen e ushqimeve me bazë pulën, ai i dha brandit identitetin dhe pikën e fortë të suksesit, ndërsa njerëzimit në mbarë botën, i ofroi shijen unike, të papërsëritshme nga askush tjetër.

Që prej 2016-ës, kur KFC zgjeroi rrjetin e restoranteve të veta franchise në Shqipëri, receta e kolonelit është bërë zgjedhja e preferuar edhe e shqiptarëve, kur duan të kalojnë kohën mes miqsh, kur duan të festojnë me familjet e tyre apo dhe thjesht kur i merr malli për shijen, pas sëcilës janë dashuruar që në herë të parë. Dhe alternativat i kanë të shumta, jo vetëm nëse frekuentojnë 11 restorantet e vendosura në tre qytetet kryesore të vendit (në Tiranë, Durrës dhe Vlorë), por edhe me shërbimet delivery, nëse duan ta shijojnë këtë lloj ushqimi në shtëpitë e tyre, ulur përpara televizorit, sidomos me atë koshin e madh (simbol të KFC-së) ndër duar, mbushur plot me krahë pule, aq shumë të shijshme.

Është një “batalion” i tërë, prej më shumë se 300 punonjësish që janë në shërbim të tyre, në çdo kohë e çdo vend, për t’iu ofruar shije, cilësi e siguri. Sepse KFC në Shqipëri i nënshtrohetprotokolleve të forta të brandit ndërkombëtar. Sepse KFC në Shqipëri ka në duar “recetën sekrete” të sukseshme, që po pasohet ndër breza me fanatizëm e profesionalizëm të lartë, ndërsa kompania po zhvillohet gjithnjë e më shumë, në përgjigje të sfidave të reja të epokës digjitale, duke u bërë lider i inovacionit në treg përmes shërbimeve unike KFC Drive Thru apo dhe ofrimit të kioskës digjitale, që ndryshe mund të quhet “restoranti i së ardhmes”.

Nuk do të mjaftonte kurrsesi vetëm shija unike që do ta bënte recetën e kolonel Sanders kaq të preferuar nga njerëzit e të gjitha moshave dhe kombeve, por edhe siguria ushqimore që garantohet në restorantet e KFC-së.

Punonjësit dhe menaxherët e restoranteve trajnohen çdo vit për sigurinë ushqimore. Çdo ditërestorantet e KFC-së i nënshtrohen proceseve të rivlerësimit ditor të programeve të gatimit. Çdo vit restoranet e KFC-së, në të gjithë botën, u nënshtrohen auditimeve ndërkombëtare, duke iuofruar kështu klientëve gjithçka ka dëshiruar Kolonel Harland Sanders, që në ditën kur krijoi recetën e tij magjike.

Skuadrat që po e vijojnë këtë histori suksesi, kujtojnë çdo vit, përmes “Javës së Themeluesve në KFC” traditën e famshme të pulës së skuqur që Kolonel Sanders ka lënë pas, bashkë me filozofinë e tij se: “Nëse nuk mund ta bësh më mirë se kushdo tjetër, mos e bëj fare”.

Dhe KFC po vazhdon ta bëjë më mirë se kushdo tjetër, gjithçka që ofron për klientët e saj, duke përcjellë në çdo tryezë e shtëpi edhe atë buzëqeshjen ikonike të Kolonel Harland Sanders, që duket sikur iu uron të gjithëve: Shijojeni recetën sekrete që e ndava vetëm me ju! (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI