Flash

Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë!

Lapsi.al 6 October 2024
Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e

Opozita ka thirrur të hënën një protestë kombëtare pa fjalime, për të cilën thotë se është fillimi i "mosbindjes civile". Në një fjalë të fundit para protestës së të hënës, Berisha tha se mosbindja do të jetë pa kthim deri në arritjen e qeverisë teknike.

"Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës" u shpreh Berisha.

Ende nuk është e qartë nëse mosbindja civile për të cilën bën thirrje Berisha, është konceptuar si një seri protestash kundër qeverisë apo do të jetë një protestë e pandalur, si në rastin e "çadrës", me të cilën Lulzim Basha arriti të bëhet pjesë e qeverisë teknike me Edi Ramën.  Në fjalimin e tij këtë të dielë, Berisha foli për "sakrifica të qytetarëve" në mosbindjen civile të paralajmëruar.

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve të hënën pas orës 18:00 në të gjitha pikat kyçe të Tiranës dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet me automjetet e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=0rQQAnyTrqs&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Të këshilluara

Rama shton një ministri të re

Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Minist...

14:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI