Flash

Rama emëron sot Drejtorin e Policisë së Shtetit (Emrat që përfliten)

Lapsi.al 30 September 2024
Rama emëron sot Drejtorin e Policisë së Shtetit (Emrat që

Ministria e Brendshme i përcjell sot zyrtarisht Kryeministrit Rama emrin e propozuar nga ministri Ervin Hoxha lidhur me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kryeministrit i dërgohet raporti përfundimtar me 11 kandidatët, si dhe pikët që secili prej kandidatëve është vlerësuar. Në raportin përfundimtar është edhe emri që ministri i Brendshëm i propozon Kryeministrit.

Po cili është kandidati më i favorizuar për tu emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?

Mes emrave të tjerë që fliten si potencialë janë drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, zv. drejtori i Policisë së Lezhës, Altin Mema dhe drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj.

Një ditë më parë ka pasur një takim informal mes ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit ku mendohet se është diskutuar mbi emrin që do të propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Salianji në burg për denoncim publik

Shpifja dhe fyerja bëhen publikisht! Kallëzimi i rremë bëhet me shkrim në Prokurori apo Polici! Kjo sepse kallëzimi i një krimi ka qëllim zbulimin e krimi...

19:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI