Flash

FOTO/ Gjendet pas 5 ditësh fëmija vietnamez 6-vjeçar që humbi në pyll

Lapsi.al 22 August 2024
FOTO/ Gjendet pas 5 ditësh fëmija vietnamez 6-vjeçar që

Një djalë 6-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej 5 ditësh është gjetur thellë në një pyll në Vietnam. Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën veriperëndimore Yen Bai ishte duke luajtur pranë një lumi me 9 vëllezërit dhe motrat e tij më 17 gusht. Duke u endur nëpër kodrat aty pranë humbi.

Megjithatë ai u gjet të mërkurën nga fermerët vendas të cilët dëgjuan klithmën e fëmijës teksa po pastronin një fushë kanelle afër pyllit. Lam, i cili u gjet i ulur në disa shkurre rreth 6 km nga vendi ku u zhduk, ishte dobësuar aq shumë sa nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.

“Jam shumë i lodhur. Nuk mund të ngrihem. Të lutem më ngri lart” – i kishte thënë Lam fermerit 52-vjeçar Ly Van Nang që e gjeti. Lam mbijetoi duke ngrënë gjethe, fruta të egra dhe ujë të përrenjve.

E rrallë! Gjendet pas pesë ditësh në pyll 6-vjeçari, si arriti të mbijetojë? | Top Albania Radio

Fotot në internet tregojnë vendasit që kujdesen për të dhe i ofrojnë një ëmbëlsirë pasi e nxorën nga pylli. Ai u gjet i veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra që ishin krejtësisht të ndotura.

"Fëmija më tha se kur humbi, nuk mund të gjente rrugën për në shtëpi. Dhe sa më shumë ecte, aq më shumë nuk gjente rrugëdalje" - tha Nang.” Policia tha se ishte një "mrekulli" që Lam u gjet i gjallë.

Lajmi shkaktoi lehtësim në mediat sociale ku shumë njerëz uruan familjen e Lam dhe falënderuan ekipin e kërkimit për përpjekjet e tyre. Autoritetet lokale kishin mobilizuar më shumë se 150 persona - duke përfshirë oficerë policie, ushtarë dhe vullnetarë vendas - në kërkim të fëmijës. ©LAPSI.al

Bé trai 6 tuổi sống sót thần kỳ sau 5 ngày đi lạc trong rừng sâu

May be an image of 3 people and tree

May be an image of 2 people

May be an image of 1 person and child

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI