Flash

Plagosja tek Komuna/ Tonin Vocaj: Polici mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

Lapsi.al 19 August 2024
Plagosja tek Komuna/ Tonin Vocaj: Polici mund të ketë qëlluar me

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, për plagosjen te Komuna e Parisit.

Vocaj i ka bërë thirrje autorit, efektiv policie, që të vetëdorëzohet. Ai tha se probabiliteti më i madh është që autori të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Sipas tij, plagosja ka ndodhur për arsye banale.

"Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka.

Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima. Kam komunikuar me efektivin dhe po punojmë për të kapur autorin. I bëjmë thirrje autorit që të dorëzohet." - u shpreh Tonin Vocaj.

Lexo më tej: Plagòsja në Komunën e Parisit/ Policia: Autori është një prej nesh (VIDEO) 

Të këshilluara

Plagòset një i moshuar në QSUT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Një 61-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një...

13:52

Rëndësia e vitaminës C gjatë verës

Vitamina C është teper e rendesishme gjatë gjithë vitit por sidomos gjatë stinës të verës, ku përballemi me viroza të ndryshme dhe rënie të imunitetit. Vetë ...

13:48

Sherr në Kurbin, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për motive pronësie mes 6 personave, 3 prej të cilëve janë vëllezër. Një prej të plagosurve ka plagë me ar...

13:41

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI