Flash

FOTO/ Qindra makina të bllokuara në Xibrakë, trafik kilometrik

Lapsi.al 18 August 2024
FOTO/ Qindra makina të bllokuara në Xibrakë, trafik kilometrik

Qindra makina janë bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën e kthimit të tyre nga juglindja për në Tiranë. Sipas disa raportimeve të ardhura në redaksinë e lapsi.al shkak është bërë bllokimi në Xibrakë ku po punohet për projektin e Korridorit 8.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes thuhet se po punohet tek një urë dhe kjo ka bërë që qarkullimi të kryhet me një sens. Në këtë zonë është vendosur edhe një semafor, por këtë diel ka qenë e pamundur të përballojë fluksin për shkak të kthimit të pushuesve nga Korça apo Pogradeci.

Nga dëshmitë e ardhura në adresën tonë thuhet se trafiku ka shkuar deri në 26 kilometra dhe se kanë mbi 2 orë e gjysmë që makinat nuk lëvizin. Nga autoritetet nuk ka endë asnjë reagim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen reshjet, probleme në Librazhd

Rikthimi i reshjeve në Qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta. Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qa...

17:15

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI