Flash

Masakër në garat Rally amatoriale, i qëllojnë me armë pilotëve: 10 persona humbën jetën

Lapsi.al 21 May 2023
Masakër në garat Rally amatoriale, i qëllojnë me armë

Një Rally amatorial ka përfunduar me një masakër. Janë 10 personat që humbën jetën dhe nuk ndodhi nga ndonjë aksident rrugor. Pilotët u sulmuan nga një grup personash me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Meksikë në shtetin Baja California, vendi i shumë garave motorike, veçanërisht motoçiklistike, por edhe i tronditur rëndë nga frekuenca e vrasjeve. Nga janari deri në prill të këtij viti, 721 persona kanë humbur jetën në zonë, në mënyrë të dhunshme.

BILANC I RËNDË

Incidenti ndodhi në komunën Ensenada, një qytet me pamje nga Oqeani Paqësor rreth shtatëdhjetë kilometra nga kufiri me Shtetet e Bashkuara. Gara ishte me katërçikleta jashtë rrugës. Sipas një rikonstruksioni fillestar nga policia, pak pas orës 14:00 me orën lokale, pilotët u ndaluan në anë të autostradës Transpeninsular, në km 90, në një zonë me dyqane. Pikërisht aty një grup njerëzish zbritën nga një Suv me ngjyrë të errët dhe qëlluan, madje me armë të gjata, duke shkaktuar "nëntë të plagosur dhe 10 të vdekur", shpjeguan autoritetet e Ensenada në një deklaratë.

Një video e shkurtër, e postuar më vonë në rrjetet sociale, e marrë nga një influencues që po merrte pjesë në Rally, tregoi dy burra të armatosur duke zbritur nga automjeti sportiv me fytyrat e mbuluara me kapuç. Ata qëlluan mbi katërçikletat dhe në video dëgjohen të shtëna të shumta armësh dhe britmat e të pranishmëve. Video të tjera nga përdorues të ndryshëm, gjithmonë të shpërndara, tregojnë kufomat e njerëzve në tokë pranë automjeteve të vogla fuoristrade. Prokurori i Baja California, shteti i së cilës është prekur nga dhuna e lidhur me kartelet e drogës, ka njoftuar ngritjen e "një grupi të posaçëm hetimor" për të identifikuar përgjegjësit e masakrës.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI