Flash

Presidenti i Këshillit Europian vizitë 2 ditore në Kosovë

Lapsi.al 9 June 2022
Presidenti i Këshillit Europian vizitë 2 ditore në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor, konfirmuan burimet evropiane në Bruksel. Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi. Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta. Michel ka deklaruar më herët se ka nisur konsultimet me liderët e 27 shteteve të bllokut për idenë e tij. Ndërkaq, në samitin e 23 qershorit, ai pritet që të diskutojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur do të nisë edhe samiti i rregullt i dyditor BE-së.

Michel po ashtu ka thënë se do të propozojë që gjatë verës të mbahet edhe një samit i posaçëm i liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare, për të diskutuar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeostrategjike evropiane”. Ideja e paraqitur nga Michel është e ngjashme me një ide të paraqitur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “Komunitetit politik evropian”. Michel ka thënë se ideja e tij “në asnjë mënyrë nuk është menduar si zëvendësim i procesit të zgjerimit e as si argument për vonesa të reja në këtë proces”. Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuar për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE. REL

Të këshilluara

Mbytet një person në portin e Vlorës

Një person, ende i paidentifikuar është mbytur në zonën e portit të Vlorës. Nuk dihet ende shkaqet e këtij incidenti tragjik. Viktima është parë në det, ndë...

14:25

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI