Flash

I shpëtoi atentatit të dytë/ Kush është Marklen Haka “i forti” i Niklës

Lapsi.al 8 June 2022
I shpëtoi atentatit të dytë/ Kush është Marklen Haka

31-vjeçari Marklen Haka mbeti i plagosur me një plumb në nofull këtë të mëkurë. Dyshohet se autori është një person që ai e njihte. Kjo pasi dyshohet që Haka ka dalë nga makina dhe është përballur me të. Agresori ka tentuar ta qëllojë në kokë, por e ka plagosur në nofull. Pas kësaj i riu shkoi vetë në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Marklen Haka është pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Niklës”. Ai u bë i njohur në 2019-ën kur sërish i shpëtoi vrasjes. Autorët i shkuan në shtëpi dhe e qëlluan me breshëri sapo doli në oborr, por humbi jetën vetëm halla e tij, Shpresa Basha. Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për vrasje. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

Ai e mohoi vrasjen dhe tha se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm.

Më pas në 12 shtator 2018, ai u arrestua bashkë me të atin dhe 2 persona të tjerë. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje dhe për këtë u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019.

Dy muaj më pas e plagosën. Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

Ndërsa në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona. Por sërish u lirua.

Tani duhet që Haka të flasë se kush është personi që e qëlloi dhe përse. Policia ende nuk ka një pistë konkrete, por dyshohet se ka lidhje me hasmëritë e mëparshme të familjes së njohur në zonën e Niklës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI