Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Berisha reagon për Begajn: Shkelje flagrante e Kushtetutës, kapje e shtetit nga një organizatë kriminale

Lapsi.al 4 June 2022
Berisha reagon për Begajn: Shkelje flagrante e Kushtetutës, kapje e

Sali Berisha e cilëson propozimin e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikese shkelje flagrante te Kushtetutes se vendit.

“I ndalohet rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera”, thotë Berisha.

Reagimi i Sali Berishës:

Nje akt antikushtetues dhe precedent teper i rrezikshem per vendin dhe demokracine!

Te dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton

“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. �Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Ky nen pra u ndalon rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera. Ndaj dhe ky emerim eshte antikushtetues dhe i rrezikshem per te sotmen dhe te ardhmen e demokracise shqiptare.

Kjo shkelje e rende e Kushtetutes zhyt vendin ne nje krize te rende kushtetuese.

Kjo se pari se Kushtetuta ne precaktimin e saj eshte e qarte si kristal dhe eshte taksative ne nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund te emerohet dhe zgjidhet ne detyra te tjera jashte Ushtrise.

Ai qe beson se mund te shese gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetuten, Ushtrine dhe shoqerine shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe ne kete moment eshte shefi i shtabit te pergjithshem pra aktiv, po jep doreheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikerisht per tu emeruar ne nje detyre qe Kushtetuta nuk e lejon.

Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashte çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv ate qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrise ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake.

Per qendrimin e tij te dy diteve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute per ambiciet e tij per pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshem per vendin.

Miq, Kushtetuta ne nenin e saj 167 eshte taksative me qellim qe ushtaraket per kohen qe jane ushtarak aktiv nuk mund te kene, ushqejne ambicie per pushtete te tjera.

Me kete akt antikushtetues krijohet precedenti teper i rrezikshem per vendin sepse krijon precedentin e mundesise se ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.

Njelloj si sot Bajram Bega, neser nje pasardhes i tij mund te perdor kete precedent kushtetues per te uzurpuar qofte dhe me grusht shteti kreun e shtetit.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tipik per juntat dhe te pashembullt ne historine e vendeve te lira.

Denoj kete akt si deshmi flagrante e kapjes se shtetit dhe Kushtetutes nga nje organizate kriminale me ne krye Edi Ramen, qe nuk ka interesa te tjera perveç vjedhjes dhe plaçkitjes te qytetareve.

I bej thirrje Presidentit te Republikes te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj.

Të këshilluara

Moti për fundjavë, rriten temperaturat

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë. Sipas MeteoAlb, masat ajrore afrikane do të sjellin mot të nxehtë gja...

08:18

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI