Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier-Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e Patosit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjeksore.
Drejtues i i mjetit është një i ri 29 vjecar, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.