Flash

Iu vu tritol në makinë/ Lleshi: Ngjarja ndodhi për shkak të një vrasjeje të vitit 2000

Lapsi.al 31 May 2022
Iu vu tritol në makinë/ Lleshi: Ngjarja ndodhi për shkak të

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në bulevardin Blu në Kamëz. Mësohet se i është vendosur tritoli një automjeti tip “Audi Q7” të parkuar. Audi “Q7” ishte në pronësi Artan Lleshit. Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e pasagjerit, çka lë të dyshohet se ky ishte një mesazh për Lleshin dhe jo një tentativë për ta vrarë. Pas shpërthimit të tritolit ka reaguar pronari i automjetit. Si ka thënë se dyshon që ngjarja ka ndodhur për shkak të një vrasjeje në vitin 2000, të cilën e kishte kryer xhaxhai i tij Mark Lleshi. Sipas Artan Lleshit të gjitha pretendimet e tjera janë shpifje.

"Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt. Kam 8 vite që jam kthyer nga Anglia.", tha Lleshi.

Vetë Artan Lleshi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa vetë pjesën më të madhe të kohës jetonte në Britaninë e Madhe. Një nga pistat ku po heton policia është edhe ajo e konflikteve që mund të ketë pasur Artan Lleshi jashtë Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI