Flash

Gaz Bardhi i përgjigjet Berishës: Bandat e Elbasanit në ortakëri me “Foltoren”

Lapsi.al 27 May 2022
Gaz Bardhi i përgjigjet Berishës: Bandat e Elbasanit në

Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit për vrasjen në Elbasan gjatë fushatës së 25 prillit. Berisha i bëri sot thirrje që të sqarojë rolin e tij në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Sakaq, Bardhi e akuzon ish-kryeministri për shpifje, ndërsa sqaron se e di mirë rolin e tij në Elbasan, që siç thotë ai, ishte për të dyfishuar mandatet e PD.

Ai akuzon më tej Berishën se “Foltorja” është e lidhur me bandat në këtë qytetet dhe se nuk ka barë asnjë deklaratë distancimi.

“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, shkruan Bardhi.

Të këshilluara

36 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësi...

18:06

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI