Flash

Rrëfimi tronditës i shqiptarit që pa tragjedinë e Teksasit

Lapsi.al 25 May 2022
Rrëfimi tronditës i shqiptarit që pa tragjedinë e Teksasit

Tragjedia në Teksas të SHBA ku 18-vjeçari Salvador Ramos, me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe 2 mësues në shkollën fillore të qytetit ka shumë dëshmitarë. Ata panë me sytë e tyre llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën.

Mes këtyre dëshmitarëve qëlloi edhe shqiptari me origjinë nga Kosova, Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në rrëfim për RTK ai tha se ishte e vështirë ta përshkruaje atë që kishte ndodhur.

Thotë se nuk do ta kishte menduar se dërgimi i një pice tek një klient, do të ishte shkak që ai të përjetonte si dëshmitar këtë tragjedi. Si pronar i një restoranti që shërben dhe shpërndan pica, Fidani tregon se kishte marrë një porosi nga një klient.

“Klienti e ka shtëpinë afër shkollës. Ia dërgova ushqimin dhe meqë koha ishte e mirë, dritaren e veturës e kisha të hapur. Papritur kam dëgjuar krisma armësh. Aq të forta ishin krismat, sa kam menduar se po shkrepin pranë veturës sime. Dola nga vetura të shoh çfarë po ndodh. Sherifët filluan të qëllojne me armë dhe njëri prej tyre më bërtiti, që të hyj në veturë, të shtrihem e të mos lëviz.

Shkolla nga ku gjuante personi i armatosur në drejtim të sherifëve, ishte vetëm rreth 30 metra larg. Kam hyrë në veturë dhe kam qëndruar rreth 10 minuta. Paniku ishte i madh sepse shumë prej tyre kanë fëmijët në atë shkollë. Ishte e tmerrshme. Fëmijët e mësueset bërtisnin në shkollë. Dëgjoheshin të bërtiturat e tyre edhe në rrugë”, - thotë Fidani.

“Autori ka qenë nxënës i shkollës së mesme. Të premten ka pasur mbrëmjen e maturës. Mediat këtu po raportojnë se ai dhe 3 të tjerë, kishin planifikuar të sulmojnë këtë shkollë, por edhe shkollën tjetër të mesme. Dikush thotë se aktin e ka kryer për hakmarrje sepse e ka humbur vitin për shkak të notave të dobëta. Dikush tjetër thotë se ai ka pasur probleme me shkollën dhe me mësuesit, por nuk dihet saktë” – thotë ai që e mbylli me fjalët prekëse: “Edhe djali që është 5 vjeç, ishte në çerdhen që ndodhet afër shkollës dhe e ka përjetuar panikun. E dini çfarë më tha: “Babi kam shumë frikë!”.

Të këshilluara

VIDEO/ Holandezët djegin flamurin e Romës

Nuk kanë munguar incidentet tifozëve holandezë në qendër të Tiranës. Me pishtarë me vete ata e kanë ndezur gjithë vendin në flakë, ndërkohë që tymi i ka push...

20:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI