Flash

Rama dhe Alibeaj sherr për Enver Hoxhën në Kuvend: Unë s'kam jetuar në Bllok

Lapsi.al 23 May 2022
Rama dhe Alibeaj sherr për Enver Hoxhën në Kuvend: Unë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u perfshinë në replika të gjata mbrëmjen e së hënës për çështjen e komunizmit dhe figurën e Enver Hoxhës.

Alibeaj e pyeti Ramën nëse ndjen përgjegjësi për ato që kanë bërë të parët e tij gjatë periudhës së komunizmit. Por Rama i acaruar tha se nuk ka jetuar asnjëherë në Bllok ndërsa shtoi se sot Enver Hoxha është gjallë vetëm përmes tyre.

“Unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë. Unë kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni me ideologjinë e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush. Përmes mënyrës si ju e sulmoni kundërshtarin njësoj si ai. Përveç faktit që ju në fund nuk të fusni plumbin apo të fusni në burg. Unë nuk pres respektin tuaj.

Më mjafton respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë vitesh nuk kishin lidhje me ju por ishin e kundërta juaj sepse ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës shumë prej jush ju bëri si veten. Futi urrejtjen për tjetrin. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës”, - deklaroi Rama.

Por Alibeaj u ndal edhe te etiketimet e Ramës për “non gratat”, ku i kërkoi atij të kthejë sytë nga ata në partinë e tij.

“Ti vetë nuk ke ndonjë brejtje ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu. Ulu ulu se nuk kam mbaruar, Kjo është një gjë që do të lartësonte më shumë se je. E di ti që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve.

Alizoti iku sepse e ka të gjithën hipokrizi. Do të lartësonte nëse realisht do të ndjeje përgjegjësi. Askush nuk të thotë të mbash përgjegjësi për atë që kanë bërë të parët e tu. Ti shiko non gratat e tua. Ke dy tre dhe tre andej. Të tregoj jo një por disa. Lexo njoftimin e DASH.

Kjo do të tregonte ty amerikan dhe pro perëndimor. Më e thjeshta që mund të bësh në aspektin njerëzor. Flet ti për hapjen e dosjeve? Pse duhet ta nxjerrësh si virtyt. Kemi një borxh të madh ndaj atyre njerëzve” – tha Alibeaj.

Ndërkohë Rama bërtiste nga vendi: Më thuaj kë kam unë “non grata”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI